Zhduket një person në Vushtrri
Një person është zhdukur dy ditë më parë në fshatin Dolak të Vushtrrisë.
Rasti në polici është raportuar nga babai i tij.
“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se djali i tij mashkull k/Shqiptar ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer. Njësiti policor është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë./FaktePlus/