Zhduket një futbollist
Futbollisti 19-vjeçar nigerian Adekele Akinyem është zhdukur në mëngjesin e sotëm.
Njoftimin për zhdukjen e tij e ka bërë klubi “Ventspils” në faqen e tyre zyrtare në rrjetin social “Facebook”, shkruan FaktePlus
“Është e pamundur që të kontaktohet me të nëpërmjet telefonit”, thuhet ndër të tjerash në njofitm ku kërkohet ndihma e të gjithëve për ta gjetur, pasi kanë njoftuar se ai ka munguar në stërvitjen e ekipit.
Adekele Akinyemi në ndeshjen e fundit që ka luajtur me ekipin e tij “Ventspils”, ka realizuar gjashtë golla./FaktePlus