Zhduket një femër në Prishtinë
Një femër është zhdukur në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Siç njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh, vëllai i saj ka raportuar zhdukjen e saj.
“Lagjja Dardani, Prishtinë 09.09.2019 – 08:00. Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se motra e tij viktima femër K/Shqiptare ka dalë nga banesa dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore janë duke e hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas raportit policor njësitë policore janë duke e hetuar rastin.