Zhduket një e mitur në Viti
03/12/2021, 9:50
Një e mitur është raportuar e zhdukur në Viti.
Rastin në polici e ka lajmëruar motra e saj e cila ka thënë se e mitura është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Sipas njoftimit të policisë, e mitura është zhdukur nga data 29 nëntor.