Zhduket helikopteri i NATO-s në ishullin grek me gjashtë anëtarët në bord
Një helikopter i NATO-s është zhdukur nga radarët teksa fluturonte mbi ishullin Kefalloni.
Në bord thuhet se janë nga tre deri në gjashtë vetë.
Helikopteri ishte ngritur nga një anije që lundronte 52 milje larg ishullit grek, pranë ujërave detare të Italisë, raporton New York Times.
Dyshimet e para lidhen me një rrëzim të mundshëm të fluturakes, por hetimet janë ende në zhvillim.