Zhduken shtatë persona nga orteku
Shtatë persona, përfshirë katër shtetas të Koresë Jugore, janë zhdukur në pjesën veriperëndimore të Himalajeve pasi automjeti me të cilin ishin duke udhëtuar u godit nga një ortek, njoftoi policia lokale.
Zona ku u shemb orteku ndodhet rreth 150 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Nepalit, Kathmandu, njoftuan zyrtarët. Ata thanë se ky ortek është nxitur nga reshjet e mëdha të shiut dhe borës.
Ndryshe, mali Annapurna është mali i dhjetë më i lartë në botë me 8091 metra lartësi mbidetare. Ai vizitohet nga mijëra turistë për çdo vit, shkruan “Reuters”.
Autoritetet i kanë dërguar ekipet e kërkimit me katër helikopterë në këtë zonë për t’i kërkuar personat e zhdukur. Ata po ndihmohen edhe nga policia dhe vullnetarët. Megjithatë, kushtet e rënda të motit janë duke e vështirësuar zhvillimin e operacionit.
Rastet fatale në vargmalet më të larta në botë pritet ta dëmtojnë industrinë e turizmit në Nepal, e cila ende po i ndien pasojat e tërmetit vitit 2015, kur kishin vdekur gati nëntë mijë persona.