Zgjidhet goli i sezonit në Premier League (Video)
Anësori i Crystal Palace, Andros Townsend, e ka fituar çmimin për golin më të mirë të sezonit në Premierligë për goditjen e tij spektakolare në fitoren me rezultat 3:2 si mysafir kundër Manchester Cityt.
Gjatë ndeshjes, topi i kishte rënë në këmbë Andros Townsendit, i cili e kishte goditur atë menjëherë në stilin “vollej”. Ai e la të pandihmë portierin e Manchester Cityt, Edersonin.
Goli i Townsendit i mposhti golat si ai i Vincent Kompanys kundër Leicester Cityt, golin e Eden Hazardit kundër West Hamit dhe golin e Aaron Ramsey, i cili e shënoi një gol të mrekullueshëm kundër Fulhamit. /FaktePlus