Zgjedhjet në Podujevë, sot shorti për renditjen në fletëvotim
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot tërheq shortin për renditjen e kandidatëve dhe subjekteve politike në fletëvotim, të cilat do të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunës së Podujevës.
Në këto zgjedhje marrin pjesë vetëm tri parti: LDK me kandidat Nexhmi Rudarin, LVV me Shpejtim Bulliqin dhe PDK me Naim Fetahun.
Fushata do të fillojë më 3 mars dhe do të zgjasë deri më 13 mars.
Zgjedhjet e 15 marsit në Podujevë mbahen pasi që kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ka dhënë dorëheqje nga detyra për t’u bërë ministër i Punëve të Brendshme.