Zëvendësministri i bujqësisë në garë për deputet, pse duhet të votoni numri 36 në listën e AAK-së
Bajram Kastrati edhe zyrtarisht i ka hyrë garës për deputet. Ai nën logon e numrit 36 ka vendosur ta kërkojë votën e qytetarëve të Kosovës. Kastrati aktualisht është Zëvendësministri i bujqësisë, ka treguar se ka bërë punë të mirë dhe është gjendur çdo herë afër fermerëve dhe qytetareve nga i gjithë vendi.
“Vetëm të bashkuar do t’i tejkalojmë sfidat dhe të garantojmë̈ suksesin”, kjo është motja e Bajram Kastrati që është kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës nga dega e kësaj partie në Prizren.
Kastrati që në listën e AAK-së ka zënë vend me numrin 36, ka falënderuar kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj si dhe kryetarin e degës në Prizren Lulzim Kabashin për besimin e dhënë.
“Të nderuar qytetarë të Prizrenit dhe më gjerë, miq dhe bashkëvendës të mi. Po fillojë një rrugëtim të ri, duke iu falënderuar kryetarit të AAK-së, z.Ramush Haradinajt dhe degës së AAK-së në Prizren me kryetar z.Lulzim Kabashin, që më dhanë besimin të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Kastrait në ditën që ka bërë publike kandidaturën.
Ai ka thënë se tani duhet të tregohet maturi, dhe sipas tij të bashkuar do të ecet vetëm papara.
“Tani që po hyjmë në këtë fazë të re politike të tregojmë maturi si çdo herë, ju ftoj të jemi të bashkuar, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara. Vetëm të bashkuar do t’i tejkalojmë sfidat dhe të garantojmë̈ suksesin”.
Kastrati afër fermerëve të Kosovës
Bajram Kastrati tash e rreth një vit mban pozitën e zëvendësministrit të bujqësisë.
Ai gjatë kësaj kohe ka qëndruar në çdo rast afër fermerëve të vendit.
Bajram Kastrati është i lindur me 01.01.1981 në fshatin Zatriq, Komuna Rahovec.
Shkollimin fillor e ka përfunduar në fshat, shkollën e mesme në gjimnazin “Abdyl Frashëri” në Malishevë.
Aktivist i vazhdueshëm i secilës periudhe, afarist i suksesshëm.
Kastrati ka mbaruar studimet themelore universitare në programin Kriminalistikë dhe mori titullin Bachelor i Arteve në Kriminalistikë.