Zëvendëskryeministri kërkon zvogëlimin e numrit të Ministrive
Madhësia e Qeverisë dhe numri i këshilltarëve u kritikua shumë kohëve të fundit, pasi u kuptua që vetëm kryeministri ka 35 këshilltarë.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, deklaroi se Qeveria është e madhe dhe ai kërkon një ligj që e rregullon Qeverinë dhe përbërjen e saj duke kufizuar numrin e ministrive.
Mendimi i Hoxhajt është që në të ardhmen të ketë vetëm 10 ministri, pasi numri i tyre është rritur si shkas i zbatimit të pakos së Ahtisarit.
Ai thotë se duhet të mësojnë edhe nga vendet e rajonit e të zvogëlojnë numrin e ministrive dhe një numër të tyre t’i shkrijnë duke i bërë dy apo tri Ministri në një të vetme. /FaktePlus