Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi mbi 80 mijë euro të hyra vjetore
Numri dy i Qeverisë së Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar të hyra vjetore familjare që e kalojnë shumën prej 80 mijë euro.
Sipas formularit të deklarimit të pasurisë të publikuar nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit, Bislimi ka deklaruar rreth 18800 euro të hyra neto në vit nga Qeveria e Kosovës, mbi 29500 euro nga Universiteti Amerikan në Kosovë, mbi 3700 euro mëditje në vit nga Qeveria, përderisa paga e bashkëshortes së tij në Universitetin Amerikan 28000 euro në vit.
Bislimi poashtu ka deklaruar edhe 440 mijë euro patundshmëri dhe mbi 20 mijë euro vetura.
Në anën tjetër, bashkëshortja e tij ka deklaruar 215 mijë euro kredi.