Zëvendësja e Hotit në Shqipëri, dakordohet për takimin e radhës të qeverive në Shkodër
Zëvendeskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimaj, nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Shqipëri.
Gjatë qëndrimit atje do të takohet me homologun shqiptar Erion Braçe.
Agjenda e të dytës së ekzekutivit kosovar ndërlidhet me mbledhjen e dy qeverive që pritet të mbahet në muajin shtator në Shkodër, ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje të reja mes dy qeverive.
Albulena Balaj- Halimaj është caktuar në pozitën e koordinatores së Kosovës për mbledhjet e dy qeverive.
Koordintaor kombëtar në Qeverinë Haradinaj ishte kreu i Nismës, Fatmir Limaj, i cili po ashtu kishte postin e zëvendëskryeministrit.
Limaj pati insistuar në realizimin e disa marrëveshje me Shqipërinë siç ishin:
Marrëveshja për roming, njohja reciproke e patent shoferëve, pika doganore e Kosovës në Durrës ndër të tjera.