Zemaj viziton Infektivën, paralajmëron se Kosova do të bëhet me strategji të testimit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj sot ka vizituar Kliniken Infektive të QKUK-së, ku bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës, u dakorduan për hapat e ardhshëm në përpjekjet e tyre institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
“Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë”, shkruan Zemaj.
Zemaj tha se së shpejti do të ketë strategji të testimit.
“Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën.”, shkroi tutje.
Postimi i plotë:
Sot vizitova Kliniken Infektive të QKUK-së.
Bashkë me drejtorin e ShSUK-së dhe stafin e Klinikës, u dakorduam për hapat e ardhshëm në përpjekjet tona institucionale për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Si ministër dhe si Qeveri e Kosovës, zotohemi se do të jemi afër në çdo kohë.
Për të kaluar sa më lehtë kjo gjendje e pandemisë, shumë shpejtë do të kemi edhe strategjinë e testimit dhe avansimin e shërbimeve shëndetësore në gjithë Kosovën.
Shfytëzova rastin që të vizitoi edhe qendrën e emergjencës, për t’i falenderuar dhe për t’i përkrahur stafin shëndetësor që janë në gjendje gadishmërie 24 orë.
Bashkë do t’ia dalim!