Zemaj: Unë i kam pritur sulmet, por kurseni mjekët nga lufta politike
Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj thotë se ai e ka pritur që do të sulmohet pasi është emëruar ministër në kohë të përplasjeve të mëdha politike.
Zemaj ka thënë se ashtu si në vendet tjera pas lirimit të masave, edhe në Kosovë kjo ka ndikuar në rritjen e numrit të prekurve nga COVID-19.
“Por më e madhja është mosrespektimi i masave, që nga mos bartja e maskave e deri të grumbullimet e pakontrolluara”, tha aii.
Ai thotë se nuk është koha që pandemia të shfrytëzohet për propagandë politike.
“Të ruhet integriteti personal i mjekëve dhe infermierëve sepse kanë punuar me nderë dhe përkushtim. Ata të mos bëhen pjesë e debateve politike. Unë e di që jam emëruar ministër në kohë të pandemisë dhe në kohën e përplasjeve të mëdha politike kur është ndërruar pushteti”.
Ministri i Shëndetësisë thotë në Dukagjini se ky muaj ka qenë atraktiv për oponentët politik.
Duke folur për menaxhimin e pandemisë Zemaj thotë se ka kërkesa të mëdha nga qytetarët për testime edhe nga frika.
Zemaj thotë se Prishtina është qyteti ku kontrolli i lëvizjeve të qytetarëve është më vështirë i kontrollueshëm.