Zemaj sot në Deçan, Junik e Gjakovë
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj gjatë ditës do ta vizitojë Deçanin.
Ai do të marrë pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Komunës së Deçanit për projektin “Ndërtimi i objektit të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Strellc të Epërm”.
Pas kësaj, i pari i shëndetësisë do të vizitojë shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Deçan.
Zemaj më pas do ta vizitojë edhe Komunën e Junikut dhe Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) aty.
Një tjetër marrëveshje bashkëpunimi, Ministri i Shëndetësisë do ta nënshkruajë Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Komunën e Gjakovës për projektin “Ndërtimi i objektit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë”.
I pari i shëndetësisë në Gjakovë do ta vizitojë edhe Shkollën e Mesme të Mjekësisë.