Zemaj: S’jam si Arben Vitia, s’i bëj favor Serbisë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë një krahasim mes tij dhe ministrit paraprak të këtij dikasteri, Arben Vitia.
“Nuk jam si ministri tjetër. Nuk flas me ministrin serb e mos të ju tregoj juve dhe Kuvendit”, është shprehur Zemaj.
“Unë kur bisedoj, bisedoj publikisht. Nuk sjell teste ilegalisht dhe nuk i bëj favor Serbisë”.