Zemaj pas vdekjes së 71-vjeçarit nga Vushtrria: Kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv
Mbrëmë ka vdekur një 71-vjeçar nga Vushtrria, si pasojë e sëmundjes Covid-19.
“Pacienti Sh. G. i lindur më 1949 me vendbanim në Vushtrri është pranuar në Klinikën Infektive me datën 10. 05.2020 dhe krahas diagnostikimit me COVID -19, vuante edhe nga sëmundje të tjera shoqëruese”, njoftoi Klinika Infekive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj u shprehi ngushëllime familjes, me ç’rast bëri thirrje për kujdes.
“Ngushllimet më të sinqerta familjes për humbjen e më të dashurit të tyre. Ju lutem, të jemi më të kujdesshëm, kujdesi jonë personal është kujdes kolektiv”, shkroi ai.
Zemaj tregoi edhe për vizitën e djeshme në Vushtrri, një nga komunat më të prekura nga virusi Covid 19 për momentin.