Zemaj: Numër i madh i të infektuarëve, Qeveria nuk po kujdeset për situatën shëndetësore në vend
Zemaj tha se sot, si çdo ditë e qeverisjes së Qeverisë Kurti, dhjetëra jetë të humbur anga COVID-19, numër i madh i të infektuarve, kurse Qeveria me masa politike pa konsultim me profesionistët e fushës e pa asnjë strategji të uljes së numrit të të infektuarve.
“Të ndikuar nga popullizmi i jashtëm e fushatat e Facebook-ut menaxhimi pa motiv e përkushtim me mbikëqyrje selektive, do ta rikthej vendin pas një viti të mundimshëm të menaxhimit të pandemisë, në krizë të ashpër shëndetësore”, tha ai.
Zemaj shtoi se derisa po e shqyejnë gurmazin në fushata zgjedhore jashtë shtetit, Qeverisë për situatën shëndetësore në vend, asnjë fjalë nuk i shpëton nga goja.
“Lexojeni e zbatojeni së paku Manualin për mbrojtjen dhe përhapjen e virusit Covid 19!”, shtoi ai.