Zemaj: IKSHKP s’ka kapacitet të bëjë më tepër se 500-600 teste në 24 orë
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se në vend janë duke u bërë testime në kapacitete maksimale.
Ai ka thënë se Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik është duke punuar me kapacitetet e plota me të cilat operon.
“Testime kemi bërë në vazhdimësi, IKSHPK është në kapacitet të plotë. Nuk ka kapacitete të bëjë më tepër se 500-600 teste në 24 orë”, ka thënë Zemaj në Kuvend.
Sa për kritikat se si jurist drejton dikasterin e shëndetësisë, ai ka thënë se rasti i ngjashëm është edhe në Gjermani.
“Ministri i Shëndetësisë i Gjermanisë është me Shkenca Politike dhe Drejtësi. Kjo është motiv për mua”.