Zemaj flet për vdekjet e dyshimta në Klinikën Infektive
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj është deklaruar në lidhje me vdekjet në klinikën infektive të cilat u cilësuan si vdekje të dyshimta.
Zemaj në lidhje më këtë tha se janë në koordinim të plotë me organet e drejtësisë dhe se janë të matur në deklarimet rreth kësaj çështje.
Ai po ashtu tha se MSH ka shtuar kapacitetet në lidhje me stafin shëndetësor. Zemaj theksoi se kanë angazhuar mbi 200 profesionistë shëndetësor për tu përballur me pandeminë.
“Jemi në koordinim të plotë me organet e drejtësisë dhe nuk duhet të ngutemi me këto deklarime sepse duhet të jemi të matur. Shtimi i kapaciteteve në shëndetësi është prioritet i kësaj qeverisje. Tash kur kemi vendosur të angazhojmë mbi 200 profesionist shëndetësor për t’i dalur përballë kësaj pandemie”, ka thënë Zemaj./FaktePlus