Zemaj dhe Ramadani pushojnë sot, i çojnë me e-mail njoftimet për situatën 24 orëshe me COVID-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sot nuk do të dalë në konferencë për të njoftuar rreth raportit 24-orësh të rasteve me Covid 19.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në orën 15:00, do t’ua dërgojnë mediave raportin rreth gjendjes nga Covid -19.
“Sot (19 korrik 2020), në ora 15:00 do t’i merrni përmes e-mailit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë materialet rreth situatës epidemiologjike për Covid-19: Raportin nga IKSHPK; Raportin rreth rasteve të Covid-19 në SHSKUK dhe në spitalet e përgjithshme si dhe karakteristike të tjera rreth Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Nga java e kaluar MSh’ja dhe IKSHPK’ja ka nisur publikimin e rezultateve ditore në orën 3 pasdite.