Zemaj: 7 ditë vetizolim për të gjithë personat që vijnë nga shtetet fqinje
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se një ndër masat e reja të qeverisë së Kosovës për pengimin e përhapjes së koronavirusit do të jetë edhe masa e karantinës 7 ditore për të gjithë personat që vijnë nga shtetet fqinje.
Në një prononcim për Klan Kosova, Zemaj tha se masa e vetizolimit 7 ditor do të vlejë edhe për të gjithë ata persona që kanë qëndruar më gjatë se 48 orë jashtë Kosovës.
“Kjo vlen edhe për ata që qëndrojnë më shumë se 48 orë jashtë Kosovës”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.
Nesër pritet që qeveria e Kosovës të dalë me masat e reja kufizuese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.