Zelensky të martën i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë me një mesazh.
Abc news shkruan se Zelensky do të përcjellë mesazhin e tij në seancën plenare të së martës.
Zelensky do t’i drejtohet disa parlamenteve, përfshirë edhe atë të vendit tonë. Që nga fillimi i luftës, presidenti i Ukrainës i është drejtuar disa parlamenteve në botë, ku ka shprehur mirënjohjen e tij për mbështetjen, ndërsa ka kërkuar vazhdimisht ndihmë.
Sakaq, Shqipëria, anëtare e NATO-s është pozicionuar në krah të aleatëve perëndimorë dhe kë dënuar agresionin ushtarak të Rusisë mbi Ukrainë. Po ashtu, i është bashkuar sanksioneve ndaj Moskës.