Zeka: I arrestuari i parë nga Specialja dyshohet për vrasjen e një zyrtari të lartë të LDK-së
Ish-deputeti dhe gazetari Milaim Zeka ka thënë sot se i arrestuari i parë nga Specialja dyshohet për disa vrasje gjatë luftës, si dhe sipas tij, të paktën një vrasje të një zyrtari të lartë të LDK-së.
Zeka në Facebook ka thënë se këto informacione i ka marrë nga burime brenda Prokurorisë.
Sipas tij, arrestime do të ketë edhe në ditët në vazhdim.
“Arrestimi i sotem – sinjal serioz per njereze joserioz. Arrestimi qe ka ndodhur sot ne zyrat e FSK-se, eshte teper serioz. Personi i arrestuar ne Prishtine, sipas burime brenda Prokurorise, akuzohet per disa vrasje gjate luftes, dhe te pakten per nje vrasje te pasluftes, te nje personaliteti dhe zyrtari te larte te LDK/se. Ky arrestim eshte bere ne kohen kur dosjet e Speciales po shperndahen si thase pasuli. Efekti do te dihet me vone, ama nje gje eshte e sigurte: Veprimi i sotem dergon signale te qarta te ata qe mendojne se puna e Gjykates eshte minuar. Ka gjasa se arrestime do te kete edhe ne ditete ne vijim. Ne kete foto jane Salih Mustafa- Cali dhe Fadil Syleviqi”.