Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë infektohet me koronavirus
Sekretarja e Shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Kayleigh McEnany, ka njoftuar se ka rezultuar e infektuar me koronavirus.
Këto deklarime McEnany i ka bërë në rrjetin social Twitter, ndërsa ka shtuar se për momentin, nuk ka ndonjë simptomë.
Sekretarja është të paktën personi i njëmbëdhjetë që ka dalë së fundmi pozitiv për virusin dhe kanë qenë afër presidentit amerikan, Donald Trump.