Zëdhënësi i PDK-së: Kurtit iu deshtën veç 30 minuta të merret vesh me Gjuriqin dhe Listën Serbe
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar ngjarjet e fundit politike.
Sipas Bytyqit, liderit të VV-së, Albin Kurtit iu kanë dashur vetëm gjysmë ore që të mirrej veshë me Listën Serbe dhe Gjuriqin ndërsa me LDK-në nuk po mund të kuptohet tash e 110 ditë.
Shkrimi i tij i plotë:
Paradoksi i Lëvizjes Vetëvendosje në formimin e qeverisë. Me Gjuriqin dhe Listën Serbe u dakorduan për 30 minuta, ndërsa me Lidhjen Demokratike të Kosovës, pra parti shqiptare, ende nuk po arrijnë që të merren vesh për më shumë se 110 ditë. Shpresoj që problemi nuk qëndron te gjuha! 🤷🏼♂️/FaktePlus