Zbutja e masave anti-COVID, specialistët e vlerësojnë vendimin të pritshëm dhe të arsyeshëm
Një ditë më parë Qeveria miratoi masat e reja kufizuese kundër COVID-19, duke zbutur disa prej tyre.
Për specialistin e Mikrobiologjisë Ramiz Abdulli, lehtësimi i masave kundër koronavirusit është i pranushëm, meqë sipas tij një gjë të tillë e kanë bërë edhe shumë shtete të tjera.
“Masat e Qeverisë veq ishin të pritura që do të vlerësohen, kjo edhe për shkak të fillimit të rënies së numrit të rasteve me COVID. Pak a shumë edhe për shkak të presionit të popullatës dhe të fqinjëve përreth, për shkak të masave të cilat ishin më të ashpra se në rajon që kanë qenë, tha ai për RTV21.
Qeveria e Kosovës ka njoftuar të premten (4 shkurt) për masat e reja kundër COVID-19 që do të hyjnë në fuqi nga sot (5 shkurt).
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, ndryshime do të ketë në masat aktuale lidhur me personat që hyjnë në Kosovë, kufizimin e lëvizjes dhe punën e bizneseve.
Me masat e reja, personat që hyjnë në Kosovë duhet të kenë certifikatën e vaksinimit të plotë me dy doza, ose vaksinimin me një dozë së bashku me një test negativ PCR.
Sipas masave të miratuara, bartja e maskës duke mbuluar hundën dhe gojën, është e obligueshme në të gjitha rastet, në ambientet e mbyllura.