Zbulohet një simptomë e re e Omicron, mësoni nëse jeni infektuar nga këto shenja në lëkurë
Varianti i ri dhe mjaft shqetësues i Covid-19, Omicron, ka shfaqur disa simptoma të reja, të cilat, sipas ekspertëve mund të shfaqen në lëkurë, buzë apo thonj. Nëse vini re një nuancë tjetër të ngjyrës normale të lëkurës në këto zona, do të thotë se keni nevojë për trajtim urgjent.
Sipas ekspertëve të CDC, një nga simptomat mund të jetë një nuancë e zbehtë, gri ose blu në lëkurë, buzë ose të thonj.
Megjithëse Omicron përhapet shumë më shpejt, është më i lehtë në krahasim me variantet e tjera, sipas një raporti zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar.
Rreziku i shtrimit në spital është 50 deri në 70% më i ulët në krahasim me Delta. Dozat përforcuese të Covidit konsiderohen si një mundësi për t’i dhënë fund pandemisë.
Shenja të tjera të pazakonta të Omicron përfshijnë dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës, djersitje gjatë natës, dhimbje të muskujve dhe rrufë. Ndërkohë, simptomat e varianteve të tjera janë temperaturë e lartë, kollë e vazhdueshme dhe humbje e shijes ose nuhatjes.