Zbulohet misteri i shenjës së Kadri Veselit
Me liderin e PDK-së, Kadri Veselin, u morën shumë njerëz në rrjetet sociale, pasi që shpesh është parë duke bërë një shenjë me dorë në tubimet e shumta dhe në daljet televizive.
Disa madje gjatë një debati televiziv e kishin krahasuar edhe me Spiderman-in gjatë një debati televiziv me analistë.
Por, e vërteta duket se është krejt ndryshe.
Veseli me sa shihet nga fotografitë publike e ka shprehi të veten këtë shenjë, të cilën e praktikon shumë shpesh.
Po ashtu, kjo është një shenjë shumë e përhapur në mesin e të rinjve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka domethënien “I Love You” apo në shqip “Të Dua”.
Kudo në botë njihet me akronimin “ILY” dhe është një simbol nga Gjuha e Shenjave Amerikane, që nënkupton shprehje joformale të ndjenjave pozitive, duke filluar nga respekti i përgjithshëm deri te dashuria për pranuesin e shenjës.
Lexoni sqarimin: https://en.wikipedia.org/wiki/ILY_sign
Si simbol pozitiv thuhet se ka “lindur” ne mesin e nxënësve të shkollës së shurdhër, duke përdorur Gjuhën e Shenjave Amerikane, për të krijuar një shenjë nga një kombinim i shenjave për shkronjat I, L dhe Y (I Love You).
Në fotografitë e mëposhtme mund ta shihni sa shpesh e ka përdorur Veseli këtë shenjë.