Zbulohet mesazhi dhe pllaka që mban emrin e Bill Clinton
Përveç ceremonisë shtetërore që u organizua pikërisht në 20-vjetorin e çlirimit të shtetit të Kosovës, u bë edhe përurimi i bustit të ish-sekretares Madeline Albright se dhe zbulimi i pllakës së bulevardit “Bill Clinton”.
Në fjalën e tij ish-presidenti Clinton tha se është shumë i nderuar që një shesh në Prishtinë mbanë emrin e tij.
Clinton tha se pllaka është dhuratë shumë e çmuar për të.
“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën. Mund ta shfrytëzoj këtë rast të them që, nëse njerëzit janë të lirë gjithandej, të ndërtojnë jetët e tyre në mënyrën më të mirë që munden. Jo të brengosen se ku kanë lindur, se çfarë përkatësie etnike kanë, nëse janë gra ose burra – çfarëdo ndasie mes qenieve njerëzore do të injorohet përderisa jeni njerëz të mirë. Nëse i bindeni ligjit, nëse punoni shumë, do të mundet urrejtja përmes dashurisë. Kjo është porosia për Kosovën”, tha Clinton.
Ai tha se dëshiron që çdo qytetar i Kosovës t’a kujtoj kontributin e tij.
“Kjo është dhuratë shumë e çmuar për mua. Faleminderit për këtë pllakë që e keni vendosur këtu, sepse dëshiroj që çdo qytetarë i Kosovës ta dijë se kjo do të thotë shumë për mua. Dhe jo vetëm për atë që kam bërë për fëmijët e tyre, për veten, por për atë që kam bërë për tërë Evropën”, ka thënë ai.