Zbulohet gjinia e fëmijës së dytë të Alban Skenderajt dhe Miriam Canit
Është zbuluar gjinia e foshnjës që po pret Miriam Cani.
Alban Skënderaj mbrëmë në Tiranë mbajti koncert recital, ku dha performancë mahnitëse para fansave të tij, shkruan lajmi.net.
Koncertin e bëri akoma më të veçantë kur vendosi që bashkë me Miriamin të zbulojnë gjininë e fëmijës që po presin.
Ata bënë të ditur se shumë shpejt do të bëhen me një djalë, ndërsa kanë edhe një vajzë me emrin Ameli.
Për ndryshe, sonte (e shtune) mbahet nata e dytë e koncertit recital të Alban Skënderajt.