Zbulohet ferizajasi që inskenoi rastin e vjedhjes
Deri të kjo situatë i dyshuari kishte ardhur pasi kishte humbur shumë para në biznesin e vetë, dhe inskenimi i vjedhjes që metoda e tij që të arsyetohet para familjes.
Nuk dihet se si janë humbur paratë e biznesit, por për rastin ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Gjatë zhvillimit të hetimeve lidhur me rastin vjedhje e rëndë, policia ka intervistuar të dyshuarin K/Shqiptar dhe i njëjti në prani të avokatit mbrojtës e ka pranuar se rastin e ,,vjedhjes” e ka inskenuar me qëllim që paratë e humbura në biznes t’i arsyetojë para familjarëve. I dyshuari pas intervistimit në konsultim me prokurorin është liruar në procedurë të rregullt”, ka bërë të ditur policia në raportin ditor
Rasti është iniciuar për ‘lajmërim apo kallëzim i rrem’.