Zbulohet emri i komandantit serb që ka kryer krime në Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Prizren
Këshilltari i ministrit të jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, Jetlir Zyberaj ka postuar në profilin e tij në Facebook identitetin e një komandanti serb që ka kryer krime në Kosovë.
Vlatko Vujoviq, sipas postimit të Zyberajt ka kryer krime në Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Prizren.
Vujoviq tani jeton në Leskovac të Serbisë, i lirë dhe i dënuar për vjedhje të naftës por jo për vrasjet e shqiptarëve.
Ky është postimi i tij:
Komandanti i Batalionit të Dytë të Motorizuar të 549-të që operonte në Kosovë ishte Vlatko Vujoviç, i lindur në Lovinë të Vojvodinës.
Batalioni i tij njihet për krime makabre kundër civilëve, si në Rahovec, Malisheve, Gjakovë, Prizren etj.
Në 2002 ai u dënua nga një gjykatë ushtarake serbe në Leskovac për vjedhjen e disa litrave naftë nga ushtria për përdorim privat.
Ky nuk është përball me krimet e tij, por mënyra serbe për të larguar nga radari ka qenë ta akuzosh atë për naftë, kështu që jeta e shqiptarëve nuk ka rëndësi për shtetin serb.
Ai tani jeton në Serbi-Leskovac, i lirë dhe i denuar për vjedhje të naftës, por asnjëherë për vrasjet dhe krimet e tij kundër shqiptarëve./FaktePlus