Zbulohet data e publikimit të filmit “The Batman”
Warner Bros ka bërë të ditur datat e publikimit të disa filmave e shumica prej publikut janë të interesuar për filmin “The Batman” në të cilin nuk do të luaj më aktori Ben Affleck.
Ky film do të publikohet më datën 25 qershor të vitit 2021. Sipas disa thashethemeve duket se Matt Reves- regjisori i filmit është duke e kërkuar një aktor të ri në moshë që ta bëjë një version më të ri të “Batman-it”.
Poashtu disa filma të tjerë që do të publikohen janë: “The Suicide Squad” më 6 gusht 2021, “The Witches” më 26 tetor 2020 dhe “Doctor Sleep” më 8 nëntor 2019./Indeksonline/