Zbulohet buxheti i Milanit për merkaton e verës
Sipas asaj që shkruan “Sky Sport 24”, Elliott duket se ka vendosur një buxhet në dispozicion për merkaton e verës që shkon nga 25 deri në 40 mln euro, të cilave mund t’i shtohen edhe paratë e arkëtuara nga shitjet e futbollistëve të caktuar, apo atyre që u skadon kontrata.
Praktikisht, nëse Milani do të arrinte të shiste Suson (40 mln euro) dhe Donnarumma (50-60 mln euro), këto do të shtoheshin në buxhet për një shifër thuajse të barabartë me 130-140 mln euro, nëse so të investoheshin të gjitha, ndryshe vetëm gjysma e tyre, për të reduktuar kështu humbjet në bilanc, duke pasur edhe fair play financiar si një “morsë”.
Objektivat, sipas asaj që shkruan “Sportmediaset”, pritet të jenë një portier (nëse ikën Donnarumma), një mbrojtës krahu majtë, një qendre, një mesfushor organizator dhe një sulmues përkrah Piatek.