Zbulohet Bolti i ri, s’do ta besoni për sa sekonda i përshkon 100 metra
Rudolph Blaze Ingram është 1.5 sekonda më afër për t’i ndjekur hapat e Usain Boltit si njeriu më i shpejtë në botë dhe ai është vetëm shtatëvjeçar.
Në një klip të ri, të postuar në llogarinë e djaloshit në Instagram, ai e ka dëshmuar se mund t’i përshkojë 100 metra për vetëm 13,48 sekonda, ose 60 metra për 8.69 sekonda.
Kjo gjë dëshmon se Blaze ka qenë duke ushtruar vazhdimisht pasi që vetëm gushtin e vitit të kaluar, ai e kompletoi për këtë garë për 14,59 sekonda.
Atleti xhamajkan, Bolt, e mban rekordin për njeriun më të shpejtë në botë, pasi që i kishte kaluar 100 metra për vetëm 9.58 sekonda në garat e Berlinit në vitin 2009. Në këtë garë, ai e kishte kaluar distancën 20-metërshe, nga metri i 60-të deri te i 80-të, për vetëm 1.61 sekonda.
Edhe pse nuk dihet saktësisht koha për të cilën shtatëvjeçari i përshkon 100 metra në shpejtësinë e tij më të madhe, gjëja më e qartë është se ai i lë shumë prapa vetes kundërshtarët e tij.
Ingram i ka mposhtur në të kaluarën edhe disa të rritur të cilët kanë guxuar ta sfidojnë atë dhe i ka shpërndarë videot e këtyre garave në llogarinë e tij në Instagram, ku ka më shumë se 300 mijë ndjekës.