Zbulohen emrat e tre lojtarëve që po kërkohen nga Klopp
Edhe pse kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin në Premierligë, Jurgen Klopp ka filluar të mendojë për prurjet e reja në verën e ardhshme.
‘The Reds’ verën e fundit pothuajse nuk kanë shpenzuar asgjë, duke ruajtur strukturën e skuadrës së sezonit të kaluar, që solli në ‘Anfield Road’ titullin e Ligës së Kampionëve.
Pas shtatë ndeshjeve, ata kanë maksimumin e pikëve, duke lënë pas tyre me pesë pikë më pak skuadrën e Manchester Cityt.
Me lojtarët në dispozicion, Klopp do të synojë t’i jap fund pritjes së gjatë për fitimin e një titulli në Premierligë.
Por,për verën e ardhshme, Klopp ka tre objektiva.
Sipas Liverpool Echo, Danny Olmo, David Neres dhe Dominik Szoboszlai, janë lojtarët që po pëlqehen nga Jurgen Klopp.