Zaimina Vasjari zbulon gjininë e fëmijës së dytë, sjell fotosesion mahnitës përkrah të bijës
Këngëtarja e njohur, Zaimina Vasjari, kohë më parë bëri të ditur lajmin se është në pritje të fëmijës së dytë.
Ndërsa, së fundi, ajo ka realizuar edhe një fotosesion mahnitës së bashku me vajzën e saj, Khloe, teksa shihet me barkun e rrumbullakosur.
Këngëtarja nga Shqipëria, u pa e veshur me një fustan të gjatë me ngjyrë të bardhë, me prerje të veçantë që ia zbulonte barkun.
Vajza e saj, Khloe ishte e veshur po ashtu me një fustan të bardhë, ndërsa duart i kishte të lyera me ngjyrë blu, që simbolizon se nëna e saj është në pritje të një djali.
Edhe vet Zaimina sipër imazheve që hedhin për fansat në Instagram, zbuloi gjininë e fëmijës së saj të dytë.
Kujtojmë që këngëtarja dhe partneri i saj, Klodian Asllani, u bën prindër për herë të parë para tre vitesh.