Zafir Berisha: Serbia dhe demokracia, janë larg si dita me natën!
Ai ka thënë se Vuçiq aktualisht po manipulon me serbët, si dikur Millosheviqi gjatë viteve 80/90.
Statusi i tij i plotë:
Serbia dhe demokracia, janë larg si dita me natën!
Çasja me logjikën millosheviqjane ndaj Kosovës dhe serbëve që jetojnë këtu, nga Vuçiqi, mban nën tension jo vetëm raportet Kosovë-Serbi, por mban të tensionuar situatën e sigurisë në gjithë Ballkanin!
Serbët e Kosovës nuk mundet t’i ndihmojë shteti i Serbisë si po pretendon Vuçiq, ata mundet t’i ndihmojë vetëm shteti Kosovës!?
Vuçiq aktualisht po manipulon me serbët, si dikur Millosheviqi gjatë viteve 80/90…
Emëruesi i përbashkët i deklaratave të Vuçiqit dhe dikur Millosheviqit është që serbët përdoren “mish për topa” nga liderët e tyre manipulues për të qëndruar sa më gjatë në pushtetin e Beogradit.
A ka kush që ju tregon serbëve të Kosovës që keni mbetur popullata më naive në Kosovë?