Zafir Berisha përfundon në polici, ofendoi dhe sulmoi zyrtarët policor
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zafir Berisha është shoqëruar në stacionin policor të Prizrenit.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, ku i njëjti është konfrontuar me policinë pas pakënaqësisë për një gjobë.
“Një qytetar është shoqëruar në stacion policor, pasi të njëjtit i është shqiptuar një gjobë trafiku, ku nga pakënaqësia i ka ofenduar dhe më pas i ka sulmuar zyrtarët policor”, tha Vesel Gashi për Reporteri.net.
Berisha tashmë është dërguar në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, ku me urdhër të Prokurorit po intervistohet nga hetuesit rajonalë.