Zafir Berisha bashkë me Fatmir Limajn mbajtën tubim elektoral në Kurillë të Prizrenit
Kandidati për deputet nga radhët e Nisma Socialdemokrate, Zafir Berisha, bashkë me kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj mbajtën tubim elektorale në lagjen Kurillë të Prizrenit.
Limaj e Berisha u pritën nga banorët e kësaj lagje të cilët tashmë ishin përcaktuar për numrin 122.
Para banorëve dhe simpantizatëve të NISMA-s, Fatmir Limaj u shpreh se projekti i tyre Bashkë për Shtetin është projekt që përkrahet anekënd vendit dhe pashmangshëm edhe në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit.
E kandidati për deputet, Zafir Berisha, nga ky tubim dha mesazh se fitores së tyre të madhe tashmë po i prijnë qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i kadidatit për deputet nga NISMA Socialdemokrate Zafir Berisha.
Tubimet elektorale, kandidatët për deputet nga radhët e Nismës në Prizren, së bashku me kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj, i përmbyllën në lagjen Kurillë, ku u pritën nga banorët e kësaj lagje të cilë tashmë ishin të përcaktuar për numrin 122.
Kandidati për kryeministër, Fatmir Limaj, tha se projekti ynë Bashkë për Shtetin është projekt që po përkrahet nga qytetarët anekënd vendit dhe pashmangshëm edhe në lagjet dhe fshatrat e Prizrenit.
Lagjet si Kurilla dhe Prizreni në përgjithësi janë mobilizuar maksimalisht për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës dhe koalicionit tonë në zgjedhjet e 6 tetorit, përfunoi ai.
Kandidati për deputet, Zafir Berisha, tha se sot jemi në lagjen Kurillë për të dhënë mesazhin tonë të fundit për këtë fushatë elektorale, se fitores tonë të madhe tashmë po i prijnë qytetarët e Kosovës të cilët janë mishëruar me programin tonë socialdemokrat dhe janë bërë të gjithë Bashkë për Shtetin.
Kandidati tjetër për deputet, Afrim Tejeci, premtoi mbështetje për bizneset e vogla dhe të mesme me ardhjen e NISMA’s në pushtet pas 6 tetorit.
Kandidatët tjerë për deputet, Albulena Balaj Halimaj, Afrim Bekteshi, Arbanë Hoti Hajdaraj, Hasan Ahmetaj, dhe Adem Qemali, thanë se entuziazmi i banorëve të kësaj lagje dhe gatishmëria e tyre për të kontribuar në fitoren e madhe të Nismës është e jashtëzakonshme, andaj dita e 6 tetorit për ne do të jetë ditë feste, sepse nga ajo ditë do të fillojë ndryshimi i jetës dhe mirëqenies së çdo qytetari.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.