YouTube: TV është tregu jonë me rritjen më të shpejtë
Ekranet televizive janë zona me rritje më të shpejtë të tregut për YouTube, sipas drejtorit të produkteve të kompanisë, Neal Mohan. “Telefonat nuk janë më pajisja më e shpejtë në rritje këto ditë. Në të vërtetë janë ekranet si ekrani i dhomës së ndejës ose televizori, ku njerëzit hapin aplikacionin e YouTube kur vijnë nga puna, ulen në shtrat dhe shikojnë YouTube.”
“Kjo sot është rreth 180 milion orë kohë shikimi [një ditë], dhe në BE numri po rritet për 45% nga viti në vit”.
Geoff Blaber, VP hulumtues në firmën analitike CCS Insight, thotë se YouTube mund të jetë një partner i mirë për transmetuesit tradicionalë dhe poashtu një kërcënim. “Ata janë mik-armik. Fakti është se koha e konsumatorit, dhe nuk ka rëndësi se në çfarë tregu, do të ndahet në një gamë gjithnjë e më të madhe të shërbimeve të ndryshme.
“Nëse jeni një pronar i përmbajtjes ose një transmetues, duhet të jeni në gjendje të siguroheni që po arrini konsumatorët në kohën e duhur.”
“Transmetuesit në Britani të Madhe padyshim e shohin YouTube si një konkurrent, por ata nuk janë konkurrent në të njëjtën masë si Netflix apo Amazon.” Kjo, thotë Blaber, e bën YouTube më pak kërcënim të menjëhershëm.
Në ndërkohë, Mohan thekson se Youtube ka bashkëpunuar me transmetuesit e ndryshëm televiziv, në të mirën e të dyja palëve.
“Qasja unike e YouTube është se nuk është vetëm për zhanret që ju jeni mësuar të shihni – sporti, përmbajtje nga transmetuesit tradicional – por është edhe përmbajtja e papritur dhe e inovative. Ne kemi kanale me 250,000 ndjekës në tema si këpucët apo thurrja e rrobave në stil të shekullit të 18-të. Për përdoruesit që janë të interesuar për këto tema, kjo është epoka e artë e televizorit.” shtoi Mohan.