Ymeri: Sa ishim në VV nuk guxonim t’ju afroheshim deputetëve kundërshtarë, sikur të ishin me koronavirus
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, aktualisht drejtor ekzekutiv i Institutit për Politika Sociale “Musine Kokalari”, Visar Ymeri ka thënë se në Vetëvendosje çdoherë është personalizuar politikë, që të cilën e sheh gabim të madh
Madje ai kujton kohën kur s aishte në këtë parti, nuk guxonin t’ju afroheshin deputetëve të partive tjera, thuajse ata ishin të infektuar me koronavirus.
‘’Albin Kurti s’komunikon me mua sepse unë nuk kam asnjë inat personal me askënd. Në VV për një kohë të gjatë e kemi personalizuar politikën. Gati i konsideronim ata si me koronavirus. Që nuk guxonim t’ju afroheshim, se lëre më t’ju flasim’’.