Ylli i videove të nxehta bën zbulimin, kush është lojtari dhe çfarë i shkroi
Ylli i faqes së famshme pornografike Pornhub zbuloi se një futbollist, i cili ka një kontratë prej 80 milionë dollarë, i kishte dërguar mesazh në rrjetin e saj social Instagram.
Rhoades bëri zbulimin në një video të postuar në YouTube ndërsa takohej me miqtë e saj.
“Ajo mori mesazh nga një lojtar futbolli që ka një kontratë prej 80 milionë dollarë,”– tha shoku i saj Mike Majlak.
Kjo tërhoqi vëmendjen e dy shoqeve të saj Alexandra Cooper dhe Sofia Franklyn, që u befasuan nga lajmi.
Ndërsa Rhoades shtoi: “Ai ka 43 milion ndjekës.
”
Dhe Cooper e pyeti: “Prisni, kush është? Thjesht dua ta ti kush është.”
Por asnjë detaj tjetër nuk u dha në klipin e shkurtër, se kush është futbollisti apo përmbajtja e mesazhit që ai i shkroi 23-vjeçares.
Rhoades, me origjinë nga Çikago ka më shumë se 7.8 milionë ndjekës në Instagram.
Ajo nuk lë vend për imagjinatën në imazhet që poston në rrjetin social.