Ylli i Dortmund, më i mirë se Romario, Ronaldo, Zlatan dhe Suarez
Alexander Isak është duke shkëlqyer te Willem II këtë sezon. Sulmuesi i huazuar nga Borussia Dortmund po tregon se ka marrë pseudonimin “Ibrahimovic i zi” duke shënuar sistematikisht.
Ai tani ka arritur diçka që nuk është bërë as nga legjenda të këtij sporti në Eredivisie, Romario, Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic dhe Suarez.
Isak është futbollisti i parë i huaj që ka shënuar 12 gola në 12 ndeshjet e para në kampionatin holandez.
Një statistikë fantastike, më e mirë se e emrave të përmendur më parë që kanë shkruar historinë e këtij sporti. Goli i tij i fundit është shënuar pasditen e së dielës ndaj Zwolle.