Ylli i basketit ulet dhe bën iftar në mes të ndeshjes
Jemi në muajin e Shenjtë të Ramazanit dhe shumë sportistë po agjërojnë përkundër angazhimeve të tyre sportive.
Një moment interesant u kap nga kamerat në NBA, Kyrie Irving ku një nga basketbollistët më të mirë amerikan u ulë shpejt në karrige dhe bën iftar derisa ndeshja ishte duke u zhvilluar.
Momente të tilla kanë ndodhur edhe në fushën e futbollit, ku shpeshherë ndeshja është ndërprerë deri në momentin kur futbollistët që ishin duke agjëruar kanë pirë ujë dhe ngrënë diçka nga frutat.