Ylli i Atalantas bën thirrje që të gjithë të qëndrojnë në shtëpi
Futbollisti i Atalantas, Alejandro Gomez i ka bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi ka parë skenat e shëmtuara në Bergamo.
Fotot shokuese të kamionëve të ushtrisë duke bartur arkivolet për në qytete tjera pas mbingarkimit të krematoriumeve në Bergamo janë të frikshme për të gjithë, përfshirë edhe për kapiteni e Atalantas.
Sulmuesi ka dal me mesazh në Instagram duke u bërë thirrje të gjithëve të qëndrojnë në shtëpi.
“Unë po u them të gjithë vrapuesve, atyre vrapuesve të rrejshëm, që ende dalin e stërvitin, të qëndrojnë në shtëpi. Mjaft, mjaft, mjaft. Çdo mëngjes zgjohemi me lajme të këqija, njerëzit po vdesin, dhe ju ende nuk e kuptoni këtë? Të gjithë qëndroni në shtëpi, asnjëri nuk bën të dal jashtë”, ka shkruar Gomez.