Ylli i Arsenalit nuk luan në finale të Evropa League, arsyet janë politike
Tashmë është zyrtare: Henrikh Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me Arsenalin për në Azerbajxhan për të luajtur në finalen e Europa League!
Vendimi është marrë nga klubi londinez, pas konsultimit me lojtarin dhe familjen e tij.
Armeni ka kohë që përflitet se nuk do të shkonte në Baku, për shkak të situatës së nderë politike mes Azerbajxhanit e Armenisë.
Zyrtarë azerë ditët e fundit kanë garantuar për sigurinë e tij, por Arsenali ka vendosur të mos rrezikojë, edhe pse bëhet fjalë për një lojtar të rëndësishëm.
Një skandal i madh, që ka për autor UEFA-n, sepse zgjedhja e Bakut si vend për finalen dihej që në fillim që ishte e dyshimtë dhe plot probleme. /FaktePlus