Xiaomi publikon videon e telefonit të palosshëm
Telefoni i palosshëm i Xiaomi është zbuluar në një video ekskluzive nga kompania. E njëjta video është shpërndarë edhe në profilin e pronarit, Lin Bin.
Të dyja anët e pajisjes mund të palosen prapa për ta transformuar atë nga një faktor i formës tabletë në më shumë se një telefon kompakt.
Ndryshe nga telefonat e tjerë të palosshëm, telefoni duket shumë më praktik dhe i veçantë.
Xiaomi nuk jep shumë detaje rreth telefonit të saj të palosshëm, por Bin zbulon se pajisja në video është thjesht një model inxhinierik./Indeksonline/