Xiaomi prezanton TV e parë transparent
Kompania elektronike kineze Xiaomi ka zbuluar versionin transparent Mi TV LUX, TV i parë transparent në botë i prodhuar në masë.
Duke shfaqur një ekran cep0 më cep vetë-ndriçues transparent, nga ekrani, TV transmeton imazhe që duket se qëndrojnë pezull në ajër, duke krijuar një mënyrë të re për të konsumuar përmbajtje vizuale të parë më parë vetëm në filma.
Me një çmim rreth 7,200 dollarë, ky televizor pason konceptet e paraqitura nga Samsung, LG dhe Panasonic, me ndryshimin e vetëm se ky model do të shohë së shpejti tregun. Mi TV LUX ofron një kombinim të përsosur të teknologjisë së ekranit të mprehtë dhe dizajnit të hollë industrial, komentoi Xiaomi.
Kur është i fikur televozori transparent Mi TV LUX, duket si një ekran i thjeshtë prej xhami. Fotografitë që shfaq, duket se po lundrojnë në ajër, duke bashkuar virtualen dhe atë reale për të sjellë një përvojë vizuale të paparë.
Në kundërshtim me TV tradicionale që vijnë me një panel mbrapa, Tv transparent xiaomi Mi TV LUX ka të gjitha njësitë e përpunimit në stendën bazë, ku kjo lejoi të ruajë formën kompakte të ekranit, por solli sfida të panumërta teknike. Një panel OLED i tejdukshëm 55 përmban një raport të statutit të kontrastit 150000: 1 dhe një raport dinamik të pafund të kontrastit.
Jo një TV, por një vepër arti, Mi TV LUX miraton një dizajn estetik që ndërthur një ekran drejtkëndësh shumë të hollë 5.7 mm dhe një bazë të rrumbullakët, duke krijuar një përvojë ultra-wide të shikimit. TV është perfekt jo vetëm për shtëpitë, por edhe për galeritë, muzetë, qendrat tregtare dhe teatrot.